Gruda: Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm në detyrë Kryeinspektorin e Punës

Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 13 April 2023
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, sot, në konferencë për medie, ka zbuluar se emërimi i Kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikçi, është në bërë në mënyrë të kundërligjshme.
Gruda ka thënë se kemi të bëjmë me një shkelje flagrante dhe të hapur të ligjit dhe vendimeve të gjykatave të Kosovës nga ana e Qeverisë Kurti.
“Vitin e kaluar, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës, ka emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi. Ky emërim është bërë në kundërshtim më ligjin në fuqi për Zyrtarët Publik, pasi për këtë pozitë nuk ka pasur fare konkurs publik”, ka thënë Gruda.
Sipas tij, se Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës është emëruar në mënyrë të paligjshme e kishte konstatuar edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, (KPMSHC) përmes raportet të Monitorimit të Jashtëzakonshëm në Ministrinë e Financave.
“Përkundër këtij vendimi të Këshillit, Qeveria ka vazhduar të mos e largoj nga detyra Kryeinspektorin Nikçi, duke ju drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë. Edhe në Gjykatën Themelore, Qeveria e ka humbur rastin, pasi gjykata ka refuzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të KPMSHC-së.
Duke mos u bindur bindur, ata janë ankuar në Gjykatën e Apelit. Por, edhe kjo gjykatë e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tyre duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë”.
“Imagjinojeni, një person është emëruar dhe mbahet në detyrë në mënyrë të paligjshme në një organ që supozohet të mbrojë të drejtat e punëtorëve.
Askund nuk ka ndodhur që Qeveria e një vendi ta bëjë zakon shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve gjyqësore të vendit, siç po e bën Qeveria Kurti. Partia Demokratike e denoncon këtë si një rast të paprecedent të shkeljes së qëllimshme të ligjit dhe vendimet të gjykatave, dhe fton prokurorinë e shteti të që të marr të gjitha veprimet e nevojshme ndaj personave që nuk i kanë zbatuar vendimet e gjykatave”, ka përfunduar Koordinatori për Drejtësi në KQM, Përparim Gruda.

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...