Lifestyle

Gruaja zbulon tradhtinë e të shoqit nga një aplikacion dhe video u bë virale/Pamje

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 27 March 2024

Një grua në TikTok u bë virale pasi përmes aplikacionit Strava (i krijuar për një mënyrë jetese më të shëndetshme përmes fitness-it) zbuloi se i shoqi e tradhtonte. Meg, me një llogari në TikTok me emrin @meg.c.mcgee foli hapur me ndjekësit e saj virtualë duke shprehur të gjitha dyshimet për pabesitë e partnerit, të cilat në fakt kishin nisur prej disa kohësh.

Deri përpara se tradhtia të zbulohej, Meg dhe i shoqi ishin çifti perfekt që bënin vrapin së bashku, shkonin në palestër bashkë, bënin ushtrime në natyrë dhe të dy përdornin aplikacionin Strava për të ndjekur llojin e stërvitjeve dhe gjurmimin e kilometrave apo hapave gjatë çdo stërvitjeje.

Strava, jo vetëm gjurmon distancat, por gjithashtu ndan edhe hartën e vrapimit, në mënyrë që të tjerët të mund të shohin rrugën që dikush tjetër ka ndjekur gjatë stërvitjes së tij/saj. Përdoruesi mund ta bëjë private llogarinë, kështu që vetëm miqtë apo familjarët mund të kenë akses për të parë llojin e stërvitjes, minutat, kilometrat etj.

-Advertisement-

Gruaja në rrëfimin e saj në video, thotë se nisi të ketë dyshimet e para kur i shoqi nisi që ta shmangte në stërvitjet e përbashkëta, në vrapimin në distanca të largëta e plot situata të tjera. Kur ajo kërkonte që t’i bashkohej stërvitjeve të tij, ai listonte 100 arsye për të mos e bërë këtë, nga vrapimi larg te fakti që ajo nuk mbante dot të njëjtin ritëm me të.

“Pas këtyre bisedave, unë fillova të bëhesha një detektive e FBI-së,” tha ajo.

Gruaja thotë se në periudhën e dyshimeve, po merrte informacione të jashtme nga shumë burime, por asgjë nuk e bindte. Deri kur “flamujt e kuq” në marrëdhënie u ngritën vërtet!

Ishte llogaria e tij në Strava që e nxori “zbuluar” të shoqin, i cili në fakt fillonte vrapimin nga shtëpia e tyre dhe përfundonte rreth një kilometër larg…pra, në shtëpinë e gruas tjetër! Ajo e ndoqi një ditë të shoqin dhe zbuloi se në fakt, ai nuk vraponte, por ndiqte destinacionin që e çonte në shtëpinë e së dashurës.

Mjaftoi kaq dhe dyshimet u vërtetuan! Video më poshtë zbulon më shumë detaje!

@meg.c.mcgee Brb, applying for the FBI 🕵🏼‍♀️ @Strava #fyp #storytime #cheater ♬ original sound – Meg

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera