Lajme

Gruaja në Mitrovicë kërcënon ish bashkëshortin

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 27 October 2022

Pasditen e të mërkurës një burrë në Mitrovicë ka raportuar në polici se po pranonte në telefon mesazhe kërcënuese nga ish bashkëshortja e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njoftoi se me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti mbetet të procedohet në mënyrë të rregullt.

‘’Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta për mes disa mesazheve në telefon e kishte kanosur ish bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt’’, raporton policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera