Lajme

Grabitje e armatosur në një institucion mikro-financiar në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 27 January 2023

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren., shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se një person me maskë dhe i armatosur ka hyrë në një institucion mikro-finnaciar dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

-Advertisement-

“Rreth orës 15:12 minuta është raportuar se në lagjen ‘Bozhdarhane’ në një institucion mikro-financiar në Prizren, një person i armatosur ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave. Ankuesja femër, punëtore e mikorobankës ka raportuar se i dyshuari ishte i maskuar dhe i armatosur”, tha Bytyqi për Infokus.

Ndryshe ai shtoi se ka kryer bastisje në disa lokale dhe ka arrestuar një person si të dyshuar për rastin.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë. Deri më tani janë kryer bastisje në disa lokacione dhe është arrestuar një person i dyshuar. Po kërkohen edhe persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast”, përfundoi Bytyqi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera