Lajme

Glauk Konjufca i jep të drejtë opozitës për komisionin hetimor

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 19 April 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e sotme ka thënë se do t’i japë të drejtë opozitës për mocionin procedural i cili u kërkua në fillimi të seancës për formimin e një komisioni hetimor parlamentar, shkruan Gazeta Infokus.

Konjufca tha se do t’i jap pjesërisht të drejtë opozitës ngase kujtoi kohën kur ai ishte në opozitë dhe një gjë tillë iu pat mohuar.

“Du me ja dhanë një interpretim vetë kësaj pune se nuk po funksionon ndryshe. Unë du me i dhënë të drejtë pjesërisht opozitës sepse atëherë kam qenë kryetar i grupit parlamentar kur na është mohu kjo e çështje dhe kom dal e kom thonë që është gabim. Kështu për me qenë në konsistencë me këtë interpretim që e kom pas atëherë, mënoj që duhet ta hapim fazën e propozimit të emrave për këtë komision parlamentar”, ka thënë Konjufca./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera