Gjykata britanike lëshon urdhër për ekstradim të Assange në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 20 April 2022
Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi të mërkurën, më 20 prill, një urdhër zyrtar për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me gjyqin për publikimin e dosjeve sekrete në lidhje me luftërat në Irak dhe Afganistan.
Vendimi tani i takon ministres së Brendshme britanike, Priti Patel, megjithëse Assange ka ende mundësi që brenda 14 ditësh të apelojë çdo vendim për miratimin e ekstradimit.
Vendimi i 20 prillit e sjell sagën e gjatë ligjore që u zhvillua në gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar më afër përfundimit.
Por avokatët e Assange janë zotuar se do të apelojnë çdo vendim që lidhet me ekstradimin e tij.
“Asnjë apel në Gjykatën e Lartë nuk është paraqitur ende nga ai në lidhje me çështjet e tjera të rëndësishme që ai ngriti më parë”, thanë avokatët e tij në një deklaratë muajin e kaluar.
“Ai proces i veçantë i apelit, natyrisht, ende nuk është nisur”, thanë ata.
Assange iu mohua leja për të apeluar në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar kundër masave për ekstradimin e tij në SHBA, ku ai mund të përballet me burgim të përjetshëm.
Uashingtoni dëshiron ta gjykojë atë në lidhje me publikimin e 500 mijë dosjeve sekrete ushtarake në lidhje me luftërat e udhëhequra nga SHBA-ja në Irak dhe Afganistan.
Në janar të vitit të kaluar, 50 vjeçi australian dukej se kishte fituar një pushim me arsyetimin se rrezikonte vetëvrasje nëse mbahej në izolim në një burg të sigurisë së lartë në SHBA.
Mbështetësit e tij më parë kanë argumentuar se shëndeti i tij fizik dhe ai mendor është prekur rëndë nga qëndrimi në një burg të sigurisë së lartë në juglindje të Londrës.
Ai ka qenë mbrapa grilave sepse shihet si rrezik për arratisje, meqë më 2012 i ka ikur një dënimi me kusht, i cili lidhej me pretendimet se ka sulmuar seksualisht dy gra në Suedi.
Assange ka qëndruar shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër./REL
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...