Rozë

“Gjithçka është skenar”, Banori i “BB VIP” bën deklaratën e madhe për Tean dhe Beartin

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 14 October 2021

Ardit Çuni është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania, i cili së fundmi ka folur edhe për emisionin “Për’puthen”.

Derisa ishin të dënuar bashkë me Fifin, Palomën dhe Ilirin në një ambient krejt të veçantë nga pjesa e tjerë e banorëve, nuk kanë munguar as deklaratat e forta mes banorëve.

Arditi së bashku me ta ka komentuar emisionin e dashurisë “Për’puthen”, saktësisht edicionin kur ishte Tea Trifoni.

-Advertisement-

Ai ka deklaruar se emisioni televiziv “Për’puthen” krijohet mbi bazën e një skenari dhe jo siç mendojnë shumica prej publikut.

“Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar“, -tha Arditi.

Kujtojmë se Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm disa muaj më parë, pasi sipas ish-konkurrentes raporti i tyre u bë shumë toksik./Reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera