Sport

Gjiganti turk transferon Arbër Zenelin

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 20 November 2018

Arbër Zeneli mund të jetë lojtari i radhës i Kosovës që mund të bëjë një hap të madh në karrierë.

Anësori i Kosovës po magjepsë me paraqitje të mira edhe këtë sezon në Holandë te skuadra e Heerenveen.

Paraqitjet e mira si të Heerenveen ashtu edhe të Kosova, kanë bërë që shumë skuadra evropiane të vlerësojnë mundësinë e transferimit të 23 vjeçarit.

-Advertisement-

Por, më konkret duket gjiganti turk, Fenerbahce.

Media e njohur turke, ‘Fanatik.com.tr’, shkruan se Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahces për afatin kalimtar të janarit,.

Fenerbahce për të siguruar shërbimet e Zenelit duhet ta fitojë garën e fortë me PSV dhe Ajax.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera