Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
09:34 | 06 January 2023
Gjermania premtoi dërgimin e tankeve, Franca po ashtu si dhe SHBA. Pas një telefonate mes presidentit Biden dhe kancelarit Scholz u mor edhe një vendim i rëndësishëm.
Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Francës dhe SHBA, që të dërgojnë armë të rënda të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Pas një telefonate mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit amerikan Joe Biden është vendosur që Gjermania të dërgojë dhjetëra tanke Marder si dhe një sistem mbrojtës të raketave Patriot në Ukrainë. Deri tani nuk ka ndonjë vendim për dërgimin e tankeve moderne Leopard që është një prej kërkesave të kahershme ukrainase, por presidenti ukrainas Zelenski ka falënderuar publikisht presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për këto ndihma.
Franca vendosi të dërgojë armë më parë
by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Incredible toothbrush is all the rage in Europe
Well-Being-Review.com
Franca ka vendosur të dërgojë “tanke të lehta për luftë” në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ia premtoi këtë kolegut të tij ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftoi pallati Élysée pas një telefonate mes dy presidentëve. Bëhet fjalë për tankun AMX-10 RC. Ai përdoret kryesisht për zbulim. Sa tanke do të dërgojë Franca në Ukrianë nuk është e qartë deri tani.
Emmanuel Macron për vizitë në Ukrainë, 16.06.2022Emmanuel Macron për vizitë në Ukrainë, 16.06.2022
Si pjesë e të ashtuquajturit shkëmbim, Ukraina ka marrë tashmë tanke luftarake të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e Evropës Lindore. Pjesë e këtyre shkëmbimeve është edhe Gjermania, e cila me Sllovakinë ka arritur marrëveshje që atjo t’i dërgojë Ukrainës 30 automjete luftarake sovjetike BMP-1 në fund të nëntorit. Në këmbim, Gjermania do të dërgojë 15 tanke Leopard 2 A4 në Sllovaki. Por tani edhe në Gjermani është ndezur debati për dërgimin e tankeve luftarake të prodhimit perëndimor në Ukrianë, pas vendimit të Francës që të dërgojë tanke atje. E masa të ngjashme janë bërë të ditura edhe në Gjermani dhe SHBA .
SHBA do të dërgojë armë të reja
Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me automjete të blinduara Bradley. Këto automjete janë të pajisura edhe me një top, një mitraloz dhe raketa. Presidenti Joe Biden iu përgjigj pozitivisht një pyetje të një gazetari nëse qeveria po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të këtyre armëve në Ukrainë, por presidenti nuk dha detaje të tjera. Fillimisht ishte e paqartë se cili model “Bradley” do të ishte i përshtatshëm për Kievin. Ushtria amerikane ka në pronësi mijëra Bradley që nga mesi i viteve 1980, të përdorura kryesisht për transportin e trupave. Automjetet do t’u jepnin forcave ukrainase më shumë fuqi në fushën e betejës dhe do të forconin aftësitë e tyre të luftës.
SHBA do të dërgojë automjete të blinduara tipit BradleySHBA do të dërgojë automjete të blinduara tipit Bradley
Këto vendime vijnë pas kërkesave të shpeshta të presidentit Zelenski për dërgimin e armëve perëndimore, për të ndihmuar luftën kundër Rusisë. Ndër tjerash janë kërkuar edhe tanke gjermane Leopard dhe tanke amerikane Abrams. Qeveria gjermane ka refuzuar këto kërkesa – deri tani. Gjermania i ka siguruar Ukrainës deri tani, ndër tjerash, 30 tanke kundërajrore Gepard, e tani ka premtuar edhe sisteme të tjera të armëve.
Presidenti Zelenski njofton se trupat ukrainase kanë shënuar suksese të reja në këtë luftë.Flitet për kundërsulme në zonat e okupuara në Zaporizhje dhe vrasjen apo plagosjen e rreth 80 ushtarëve rusë. Më para pala ukrainase ka njoftuar edhe për suksese të tjera dhe vrasjen e qindra ushtarëve rusë. Moska ka konfirmuar vrajsen e dhjetëra ushtarëve të tyre. Sidoqoftë presidenti Zelenski thotë se me armët perëndimore Ukriana do të mund të mbrohet edhe më suksesshëm.
Baerbock: Perëndimi duhet të vazhdojë me mbështetjen e Ukrainës
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Evropës dhe Perëndimit që të vazhdojnë me mbështetjen dhe solidaritetin me Ukrainën, për t’u mbrojtur nga agresioni rus edhe në vitin 2023. “Këtë unitet të përbashkët evropian, që na bëri kaq të fortë vitin e kaluar, duhet ta ruajmë dhe zgjerojmë edhe në këtë vit të ri”, tha Baerbock në një paraqitje të përbashkët me kolegun e saj portugez João Gomes Cravinho në Lisbonë.
Tanke të tipit Bradley Leopard 2Tanke të tipit Bradley Leopard 2
Në të njëjtën kohë, Baerbock kritikoi sulmet e fundit ruse ndaj pajisjeve për furnizim me energji elektrike, ujë dhe ngrohje, si “sulme kundër njerëzimit” pa asnjë qëllim tjetër veçse “të dëmtojnë bazën e jetesës së ukrainasve”. Nuk duhet lënë as dyshimi më i vogël për mbështetjen e palëkundur të Perëndimit për Kievin, theksoi ajo, sepse “çdo shenjë e rënies së mbështetjes e inkurajon Putinin të vazhdojë luftën”./DW

Të tjera
-
“Bloomberg”: Kosova mund të shkojë në zgjedhje – Kurti ka mbetur me pak aleatë
Seanca e parë e parlamentit të sapozgjedhur të Kosovës dështoi të martën, duk...
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi, Bernard Çobaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasa...
-
Abdixhiku propozon Hykmete Bajramin për shefe të grupit parlamentar, Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku, ka bërë të ditur se ka propozuar deputeti...
-
Damka ia kapi telefonin një gazetari në kuvend, reagon AGK-ja
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se deputeti i Partisë Demokratik...
-
Më 27 mars KQZ-ja njoftoi vetëm për dorëheqjet e Hamzës, Ahmetit dhe Muhaxherit: A e mashtroi Kurti, Kuvendin?
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes n...
-
Enver Hasani: Gabim politik i opozitës – Presidentja s’ka kurrfarë roli më
(Radio Evropa e Lirë) – Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktua...
-
Ndërprerja e seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është njoftuar presidentja, Vjosa Osmani, pë...
-
Rukiqi i reagon Muratit që nënshkroi vendim si ministër: Këta nuk respektojnë as demokraci, as ligj, as Kushtetutë
Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Hekuran Murati në...
-
Raportoi rrejshëm një grabitje, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rre...
-
Duartrokiti në dështimin e seancës, sqarohet Agim Bahtiri: E bëra për autogolin që ia bëri opozita vetës
Pasi pa veten në lajme duke duartrokitur i vetëm për dështimin e seancës kons...
-
Hekuran Murati “i dorëhequr” nënshkruan udhëzim administrativ për arkat fiskale
Deputeti i sapozgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë të ...
-
Deputeti i PDK’së, thotë se letra e Kurtit nuk ishte dorëheqje: Është një test si njoftim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, kërkoi nga k...