Lajme

Gjergji: T’i japim popullit dashurinë, paqen dhe guximin

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 17 April 2022

Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, është mbajtur Mesha Solemne e Pashkëve.

Ceremonia e Pashkëve filloi me lutjen për paqe dhe dashuri .

Imzot Gjergji në urimin e tij për Pashkë, rikujtoi se kjo ditë është dita e ringjalljes së Krishtit, duke thënë që dëshmia e sotme ka një domethënie të rëndësishme.

-Advertisement-

“Dëshmia e sotme ka një domethënie të rëndësishme, përballja me varrin e zbrasun…Ti japim popullit pjesën e mirë që iu takon, dashurinë, paqen dhe guximin…Ai i cili nëpërmjet pashkëve na dhuroi të gjithëve jetën e përsosur”, tha ai.

E pranishme në meshë për festën e Pashkëve ishte edhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, si dhe qindra qytetarë.

Pashkët, janë kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik i Kishës Katolike dhe i kishave të tjera të krishtera, të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezuit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tri ditë pas vdekjes së tij.

“I lutemi zotit për falje në këtë ditë të ngjalljes së Zotit tonë, Jezu Krishtit, ne pendohemi për gabimet dhe mëkatet tona, sepse jemi të vetëdijshëm se para se të ringjallemi nuk mund të ngrejmë kokën për shkak të peshës së mëkatit dhe gabimeve tona, andej i lutemi Zotit për falje”, tha Imzot Gjergji. /KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera