“Gjergj Kastrioti” bën bashkë Shqipërinë e Kosovën në Teatrin e Operas
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 11 May 2023
Teatri i Operës kumboi mbrëmë nga daullet e luftës, si parathënie e veprës shqiptare “Skënderbeu, kryezot i Arbrit”. Kompozitori Vasil Tole rrëfen operën e krijuar mbi tekstin e Nolit, ndërsa flasin dy këngëtarët në rolin e Skënderbeut dhe dirigjentët që bënë bashkë me zërat e tyre Shqipërinë e Kosovën.
Kompozitori i veprës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kryezot i Arbrit”, Tole tha se ishte befasi për të që vepra e tij u mirëprit.
“Ka një publik tradicional në Shqipëri të teatrit të Operas dhe Baletit por gjithashtu për shkak të historikut të pas viteve ’90 ku krijimtaria shqiptare ka zënë pak vend, nuk mund të them që ka pasur një publik shumë të afërt me krijimtarinë muzikore shqiptare. Kështu që për mua ishte një surprizë sot që vepra u mirëprit”, shprehet Tole për “Report Tv”.
“Daullet e Luftës” e silueta bust e heroit, paralajmërojnë fillimin e premierës botërore të operës solemne koncertale “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kryezot i Arbrit”, shkruar mbi tekstin e Fan Nolit e kompozuar nga Vasil Tole.
Në dy akte e katër arie që prekin jetën e heroit nga ëndrra e Shën Gjergjit, te Malli për Atdhe, “Lirinë s’jua solla unë” e thirrja për betejë, roli i Skënderbeut i besohet dy solistëve të rinj.
“Ishte emocion i veçantë! Ne ishim dy artistët e parë që e vumë në skenë këtë operë, ndaj ishte kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe. Besoj do t’i mbetet repertorit të Operas dhe pse jo të vendosej edhe në skenat e Evropës do të ishte kënaqësi e madhe”, thotë tenori Gerald Murrja.
“U ndjeva mirë me një përgjegjësi të madhe mbi supe të cilën u mundova ta justifikoj gjatë gjithë kohës me një punë intensive në teatër! Uroj t’ia kemi dhuruar publikut tonë këtë ‘shpirtin’ tonë në zë!”, thotë baritoni Artur Vera.
Orkestra Simfonike e Teatrit u dirigjua nga Sieva Borzak, ndërsa dy koncertmaestrot ishin Etrita Ibrahimi dhe Thanas Paskali. Mes solistëve nuk munguan as zërat femëror me sopranon Eva Golemi dhe mëzo-sopranon Amelda Papa.
Në skenë u bashkua kori i Teatrit dhe i Filarmonisë së Kosovës, ku me elementët meshtarë të kënduar prej tyre kompozitori i mëshon përjetësisë së heroit.
“Është mjaft e rëndësishme që premiera e kësaj vepre të jetë bashkë me Kosovën, sepse gjithmonë pretendojmë të jemi një, kështu që të paktën, të jemi një në art”, shprehet Hajrullah Syla, dirigjent i Filarmonisë së Kosovës.
“Një vepër mjaft impenjative, e vështirë, por me sonoritete të reja. Një vepër shumë e bukur por është bërë akoma më e bukur kur janë bashkuar dy koret bashkë”, thotë Dritan Lumshi, dirigjent i korit të TKOB.
Rikthimi i Operës në gjuhën mëmë, ku mungesa e veprave shqiptare ka qenë ‘thembra e Akilit’ ka entuziazmuar publikun.
“Si duket Skënderbeu i fiton të gjitha betejat”, shprehet Tole.
Të tjera
-
Rohde për Leverkusenin: Një tjetër natë emocionuese, Xhaka me shokët e tij në finale
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Bayer Leverkusen...
-
Serwer: Escobar dhe Lajcak e nisën keq, përfunduan edhe më keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata
Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon...
-
Raportimi i drejtorit të policisë po vazhdon me debate e akuza në Komision
Me akuza po përcillet raportimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Ko...
-
OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhën...
-
Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat
Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar n...
-
Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përlé shën mes vete
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se jan...
-
Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tip...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgi...
-
Prishtinë: Dy persona e godāsin me veturë nga prapa dhe dalin e sülmojnë edhe fizikisht
Një person zyrtar ka njoftuar policinë se është sulmuar nga dy persona në Pri...
-
Shoferi lë veturën dhe ik derisa polici po e gjobiste, në të gjendet kanabis
Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur...
-
Bëhet viral momenti kur motoristi në Prishtinë ia bllokon rrugën autobusit që ta marrë një të moshuar
Një motorist në Prishtinë ka marrë vëmendjen e të gjithëve pas një veprimi që...