Lajme

Gjenerali Clark tregon se çfarë bisedoi në takim me kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 19 April 2022

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka zhvilluar një takim në qeveri me kryeministrin Albin Kurti.

Clark pas takimit ka folur për Televizionin 7 dhe ka treguar se me Kurtin s’kanë biseduar për sigurinë në Kosovë e Rajon.

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi sigurinë në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark,transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Clark tutje ka deklaruar se është mirë që qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.

“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark.

Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera