Lajme

Gërvalla me fjalor të Kurtit në Kuvend: Amelika, Amelika…

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 12 April 2022

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka orientim të qartë në politikën e jashtme, duke thënë se këtë e konfirmoi kur ndërmori sanksione kundër Rusisë e Bjellorusisë krah SHBA-së dhe vendeve europiane.

Për këtë, ajo duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, tha Kosova s’ka nevojë për ripozicionim.

“Jo Amelika, Amelika, por kështu tregohet partneriteti strategjik dhe kështu tregohet se në cilën anë qëndron Kosova. Më vjen keq të dëgjoj nga një ish- ministër i jashtëm, që Kosova paska nevojë të ripozicionohet në sferën e politikës së jashtme. Jo! Kosova është pozicionuar shumë qartë. Ajo është miqësi e përjetshme me SHBA-në, partneritet me NATO dhe BE, kjo është politika e jashtme dhe s’ka nevojë për ripozicionim”.

-Advertisement-

Gërvalla po ashtu u tregua kritike në qasjen e Hoxhës për të ardhmen e Kosovës në politikën e jashtme.

“Hoxhaj në prani të kamerave dhe deputetëve na garantoi që jo vetëm s’ka njohje të reja, por as s’do të ketë njohje të reja. Na garantoi që jo vetëm nuk ka liberalizim, por as s’do të ketë, as nuk do të ketë BE. Mua më lind pyetja ku e merr këtë vendosmëri Hoxhaj që Kosova të mos ketë as njohje të reja, as anëtarësim në BE? E di që e kemi një kundërshtar të qartë të proceseve të politikës së jashtme dhe është Serbia. Unë s’dua ta interpretoj në atë formë, por ta lë një shije të keqe vendosmëria e Hoxhajt për të na treguar që nuk do të ketë procese në të cilat Kosova do të ketë përparim në çështjet e politikës së jashtme”.

Gërvalla tha se Kosova është duke punuar intesivisht dhe jo vetëm me fjalë, por me punë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera