Gazetari i njohur amerikan Michael Hiltzik kritikon “teorinë e daljes së virusit nga laboratori”
Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 11 October 2021
Kolumnisti i njohur amerikan, fituesi i Çmimit “Pulitzer” Michael Hiltzik, publikoi një artikull në gazetën “Los Angeles Times”, ku kritikon teorinë e “daljes së virusit nga laboratori” të përhapur nga “The Wall Street Journal”.
Hiltzik zbuloi se dy autorët e artikullit të gazetës “The Wall Street Journal” nuk janë virologë. Një ndër ta ka studiuar fizikë, ndërsa tjetri merret me prodhimin e barnave për sëmundjet e gjirit. Ata deklaruan zbulimin e “provave të forta” për krijimin dhe prodhimin e virusit artificialisht.
Një nga të ashtuquajturit “artikuj provë” u publikua në revistën autoritare “Cell”. Por Hiltzik shkëmbeu mendime me autorin kryesor të kësaj teze, i cili u shpreh në mënyrë të qartë se ata i kishin paraqitur në mënyrë të gabuar rezultatet e studimeve përkatëse, të cilat “nuk ofrojnë të dhëna për gjurmimin e origjinës së virusit”.
Tre artikujt e tjerë të përmendur në gazetën “The Wall Street Journal” që përkrahin “teorinë e daljes së virusit nga laboratori” nuk kanë asnjë informacion të vlefshëm.
Hiltzik vuri në dukje se një ndër ta nuk është artikull, por një raport publik i hetimit në Kinë në periudhën fillestare të epidemisë së COVID-19 nga OBSh-ja, i cili është raportuar gjerësisht më parë. I dyti është mbi të dhënat e gripit në rajonin e Wuhan-it në gjysmën e dytë të vitit 2019, të cilat nuk mund të shpjegojnë asgjë për origjinën e virusit të COVID-19.
Në artikullin e tretë të cituar nga gazeta “The Wall Street Journal” që u publikua në mars të vitit 2020, është thekuar në mënyrë të qartë: “Nuk besojmë që ndonjë hipotezë mbi origjinën e virusit nga laboratori është e arsyeshme.”
Të tjera
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...