Gazetaret ukrainase: Kosova po e lufton ashpër propagandën dhe dezinformatat ruse
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 24 August 2022
Për nder të 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, kanë mbajtur një aksion simbolik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Përmes këtij aksioni ato nderuan popullin ukrainas për rezistencën e treguar në më shumë se 80 ditë për të mbrojtur qytetin e Mariupolit.
Gazetaret ukrainase mbanin në duart e tyre pankarta me mbishkrime përmes të cilave kërkohej që Rusia të ndal agresionin ndaj popullit ukrainas. Disa nga këto mbishkrime ishin “Azov e ka shpëtuar Evropën nga terrorizmi rus, Evropa duhet ta shpëtojë tani atë”, “Ndaloni Putinin, Shpëtoni Azov”, “Lironi heronjtë tanë”.
Gazetarja Daria Meshchriakova shprehu mirënjohjen për Kosovën për strehimin e tyre, por theksoi se dëshira e tyre është që sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre. Ajo tha se duke punuar nga Kosova mund të tregojnë më shumë për luftën që po ndodh në vendin e tyre.
“Sigurisht që na mungon shumë vendi ynë. Çdo ditë shpresojmë që nesër të zgjohemi dhe të shohim lajmin se lufta ka mbaruar, por i jemi shumë mirënjohës Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Gazetarëve që nga këtu mund të tregojmë më shumë për këtë luftë. Pra, bota mund ta dijë të vërtetën nga ne. Të gjithë ne këtu ndihemi si në shtëpi, por sigurisht, ne do donim të ktheheshim sa më shpejt të jetë e mundur… Të gjithë ne punojmë nga këtu, por punojmë për mediet tona në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse sigurisht, ne mund të marrim të gjithë informacionin e nevojshëm nga Ukraina dhe të tregojmë më shumë për të këtu, në mënyrë që njerëzit të jenë më të vetëdijshëm për luftën në Ukrainë”, tha Meshchriakova.
Sipas saj, përmes Kosovës kanë mundësi që ta luftojnë propagandën ruse në Ballkan.
“Ne duhet të punojmë me të gjithë botën nga kudo, nga çdo vend i botës, për shembull, këtu në Kosovë, unë mund të shoh që ju luftoni shumë ashpër propagandën, dhe ne mund të mbështetemi te ju, në mediet tuaja këtu. Dhe ne mund ta dimë se nga Kosova, ne mund të ndikojmë në botën Ballkanike, e cila gjithashtu është shumë e ndikuar nga propaganda ruse. Nga këtu të paktën mund ta thyejmë këtë propagandë”, shtoi ajo.
Gazetarja Meshchriakova tha se tashmë populli ukrainas që u largua si pasojë e agresionit rus ka nisur të kthehet në vendin e tij.
“Ka më shumë ukrainas që janë kthyer në Ukrainë që janë larguar. 8 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i luftës, por tani pesë milionë janë kthyer. Pra, ka një tendencë që ukrainasit të kthehen në shtëpi, por vetëm në rajone relativisht të sigurta, për shembull, kolegët tanë janë nga rajoni i Luhanskut, ata nuk mund të kthehen sepse ky rajon është nën okupim. Dhe disa kolegë janë nga rajoni Odesës i cili është bombarduar çdo ditë që nga fillimi i kësaj lufte. Pra, edhe pse disa rajone janë relativisht të sigurta, nuk mund të themi se Ukraina është e sigurt, veçanërisht sot, sepse Rusisë i pëlqen simbolika, dhe ata na sulmojnë edhe më shumë kur festojmë disa data të rëndësishme”, përfundoi ajo. /KP
Të tjera
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...