Gati projektligji – Lehtësimet për marrjen e nënshtetësisë gjermane

Autori: Gazeta inFokus
09:06 | 08 January 2023
Do të lehtësohet marrja e nënshtetësisë gjermane. Një nga pengesat që do të heqë ministrja e Punëve të Brendshme, Faeser është shfuqizimi i rregullores për dorëzimin e nënshtetësisë origjinë nga qytetarët jashtë BE.
Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë. Kjo del nga një draft i projektligjit për nënshtetësinë gjermane të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili iu dorëzua të premten dikastereve të tjera të qeverisë gjermane për miratim. Qëllimet e parashtruara në marrëveshjen e koalicionit qeveriatr gjerman të vitit 2021 për një “të drejtë moderne të nënshtetësisë”, lehtësojnë po ashtu rregulloren për kushtin e gjuhës gjermane për grupe të caktuara që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Krahas kësaj do të shkurtohet koha minimale që duhet respektuar para shtrimit të kërkesës për nënshtetësinë gjermane.
Në projektligj, që e ka në dorë agjencia gjermane e lajmeve, dpa, thuhet se lehtësimet për vërtetimin e njohjes së gjuhës gjermane dhe detyrimi për testin e nënshtetësisë do të hiqen për të gjithë të huajt që janë të paktën 67 vjeç. Me këtë synohet të vlerësohen arritjet e punës së brezit të punëtorëve të ardhur në vitet 50-60 të shekullit të kaluar “gastarbeiter”, të cilëve në vitet e para nuk iu ofruan as kurse gjuhe dhe as oferta integrimi në vitet e qëndrimit në Gjermani. Nga lehtësimet do të përfitojnë jo vetëm të moshuarit, që erdhën me marrëveshjen e atëhershme të punësimit, por të gjithë ata që janë pjesë e kësaj grupmoshe. Për më të rinjtë që duan të marrin nënshtetësinë gjermane do të ketë edhe raste përjashtuese, si rasti i vështirësisë së veçantë për kujdesin shëndetësor të një anëtari të familjes. Në këtë rast do të mjaftojë që personi i prekur të njohë gjuhën vetëm në nivelin e komunikimit gojor.
Lehtësime të tjera
Projektligji është pjesë e planit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDp-së për të reformuar gjerësisht politikën e migracionit dhe integrimit. Në bazë të reformës qëndron ideja që dhënia e nënshtetësisë hap rrugën për një pjesëmarrje të zgjeruar në shoqërinë gjermane, nga e cila përfiton si shoqëria gjermane edhe nënshtetasit e rinj.
.Sipas planeve, nënshtetësia do mund të kërkohet edhe 5 vjet pas qëndrimit të rregullt në Gjermani, deri më tani aplikuesit duhet të prisnin 8 vjet. Ndërsa në raste të veçanta të arritjeve të shpejta integruese në Gjermani, arritje të shkëlqyera në shkollë apo profesion, angazhim vullnetar apo njohuri perfekte të gjuhës, do të mjaftojnë tre vjet për shtrimin e kërkesës. Ndërsa detyrimi opcional për fëmijët e të huajve të lindur në Gjermani do të hiqet plotësisht. Kjo do të thotë, që të rinjtë nuk kanë nevojë më të vendosin mes nënshtetësisë gjermane apo asaj të prindërve të tyre.
Gjithashtu do të shkurtohet edhe kohëzgjatja e nevojshme për të marrë qëndrim të rregullt një prind që ka lindur fëmijë në Gjermani që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Kjo kohë do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet. “Nga ky shkurtim i ndjeshëm i një kohës së qëndrimit në Gjermani të një prindi do të rritet numri i fëmijëve që marrin nënshtetësinë gjermane”, thuhet në projektligj, sipas dpa. Edhe kushti i futur në vitin 2019 për “integrim në marrëdhëniet jetësore gjermane” do të hiqet. Por nënshtetësia nuk do të jepet kur ” i huaji është i martuar me disa persona ose në rast se ai me sjelljen e tij tregon, se nuk do të pranojë barazinë mes burrit e gruas e vendosur në kushtetutë.” Kritika për planet vijnë nga opozita. Politikani i CDU-së,Thorsten Frei e pranon, se Gjermania është vend immigrimi, por “kjo nuk do të thotë që të jepet nënshtetësia gjermane kujt të dojë.” /DW

Të tjera
-
Vdes i riu që u aksidentua në Dubravë të Istogut
Ka ndërruar jetë i riu që ishte aksidentuar më 29 qershor në fshatin Dubravë ...
-
Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë
Për të garantuar siguri më të lartë në rrugët që lidhin Kosovën me Shqipërinë...
-
Nesër, temperaturat deri në 36 gradë celsius
Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Rrezik nga d...
-
Gruda, Deharit: S’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund – votimi i fshehtë, shkelje kushtetuese
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar kryesuesit të seancës konstit...
-
Terròristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë
Protestat e studentëve në Serbi kanë hyrë në ditën e tetë, teksa pushteti i A...
-
Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar...
-
Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare
Në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po i afrohet fundi f...
-
Kam ndryshuar krejtësisht dhe kam bërë sakrifica që nuk i imagjinoni” -Grida Duma rrëfen gjithçka jetën e saj private
Prezantuesja e njohur shqiptare, Grida Duma, ka folur për herë të parë rreth ...
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...