Lajme

Gashi i LDK-së për Kurtin: Nga Amerika e ka ndalë lojën “Counter Strike” për të marrë vendime online

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 11 May 2022

Në seancën e Kuvendit po diskutohet formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur që do të përzgjedhë anëtarët e OSHP-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga SHBA-ja në mbledhjen virtuale të qeverisë që e ka mbajtur është miratuar ndryshimi i vendimit për kandidatët për kryetar dhe katër anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, që ishte marrë më 9 mars.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

-Advertisement-

Ai ka ironizuar me vendimin e Kurtit duke thënë se e ka ndalur në gjysmë lojën ‘Counter Strike’ nga ShBA-ja për të dërguar emrat e rinj të bordit të OSHP-së.

“Qeveria online, Kryeministri prej Uashingtonit a ku është diku në Amerikë e ka nalë Counter Strikun dhe e ka ndërru një emër tjetër në OSHP i cili do të shkojë para panelit përzgjedhës. Kjo është mënyra e të vepruarit të kësaj qeverie ku po provon të kapë një institucion”, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Kurti kishte postuar një fotografi nga SHBA duke e shikuar lojën e ekipit të Kosovës në Counter Strike “Bad News Eagles” të cilët po marrin pjesë në garën më të madhe në botë të videolojës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera