Lajme

Gani Geci e “përbenë” Kurtin: Pash Zotin mos na prish me Christopher Hillin

Autori: Islam Morina 18:27 | 24 August 2022

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci,i ka bërë lutje kryeministrit Albin Kurti, që të mos na prishë me ambasadorin Christopher Hill, shkruan Gazeta Infokus.

Ai i ka kërkuar kryeministrit Kurti që me Amerikë mos ta luaj të fortin sepse s’ka më të fortë se Amerika në tërë botën.

Geci pos tjerash ia ka kujtuar Kurtit se Hill nuk është thjeshtë një ambasador në Beograd, por shumë më shumë se aq dhe ia ka kujtuar se ishte pikërisht Christopher Hill, ai që në vitin 1999 e kishte bërë “suxhuk” Millosheviqin.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Lutje për Kryministrin :
Pash Zotin mos na i prish raportet me Kristofer Hillin kishe po i përgjigjem Hillit ,mos folë pa pasur nevojë të paktën para Amerikanëve mos e luaj rolin e të fortit se ska te fort në botë për Amerikan.
Moti kanë qenë edhe do para teje nepër botë që i thojshin vetit të fortë por moti jan harru tani!
Në ketë botë shpeshjerë nuk mjafton me qenë vetëm i drejtë ,sepse edhe me pas te drejtë prapa drejtësis duhet me pas edhe diçka tjetër e ajo është FORCA.
A te kujtohet njani që thoshte po luj k….me Amerikën, por u harru qe ka ekzistu ndonjëherë.
Kuptoje:
1. Kjo logjika jem e thjeshtë më thotë Kristofor Hilli me gjith këtë përvoj nuk është vetëm një Ambasador i thjeshtë në Beograd por ka rol shumë më të madhë se nji ambasadorë.
Tani në këtë kohë të luftës në mes të Amerikës dhe botës përendimore në njëren anë dhe Rusis në anën tjetër Hilli ne Beogard është shum ma shumë se nji Ambasador ishalla jam une gabim.
2. Në vitin 1999 bashë ky Kristofer Hilli suxhuk e ka pas bo Milloshoviqin !
Se di ate kujtohet edhe ty të ka nxjerr prej burgut Hilli edhe pergjigjja jote per Hillin ishte pergjigje koti.
Mos harro Diplomati Amerikan me përvojën ma te madhe për Evropë tani për tani është Kristofer Hill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera