Sport

FOTO: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ i parë nga droni

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 20 November 2018

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili pas renovimit i plotëson standardet e kërkuara nga FIFA e UEFA.

Ndeshja mes kombëtareve të Kosovës dhe Azerbajxhanit luhet në kuadër të Grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.

Loja fillon në ora 20:45.

-Advertisement-

Kjo është ndeshja e fundit e grupit.

Në ndeshjen e kaluar, ndeshja Azerbajxhani-Kosova ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Në këtë grup, Kosova është lider me 11 pikë, e ndjekur nga Azerbajxhani me 9 pikë.

Më poshtë mund t’i gjeni fotografitë e stadiumit “Fadil Vokrri”, të realizuara nga droni nga kameramani i KALLXO.com, Denis Sllovinja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera