Opinione

Fjalori Enciklopedik i Kosovës: Emërtimi gabim i titullit të veprës kapitale

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 06 November 2018

Sa herë që botohet ndonjë vepër kapitale siç është rasti me veprën “FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS”,të cilin e botoi Akademia e shkencave dhe e Arteve e Kosovës,të vjen të thuash  fjalë PËRGËZIMI për të gjithë ata  që morën pjesë në realizimin e këtij projekti madhor.

Mirëpo, sido që të jetë, në mungesë të fjalës për shkak se gjuha e njeriut është tepër e varfur për të mund me e shpreh tërë atë ndjenjë emocionale, deshti apo jo, i kthehet fjalës së popullit Ju falënderojmë, të lumtë.

Veprat e mëdha me vlera të mëdha në këtë rast “FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS”, kërkojnë durim dhe punë sizifi,nëse pak nuk e teproj,dituri dhe njohuri  për të ardhë deri në fazën përfundimtare :

-Advertisement-

“Janë dashur më shumë se pesë vjet punë për t’i vjelë të dhënat e shpërndara nga burime të panivelizuara . . . “ (PARATHËNIE,f.V).

Prandaj, kur është fjala për një punë të tillë të mundimshme,të vështirë dhe komplekse kërkohet punë në kontinuitet,me përgatitje profesionale,me një bagash goxha cilësor të tërë universitar për të mundur sado pak të realizohet projekti të cilin autori ia shtron vetes.

Fjalën autor në fjalin e fundit e përmenda me qëllim,jo vetëm që thekson,por edhe që potencon filozofi I parë amerikan Samuel Johnson në veprën e tij :

“Encyklopedia of Philosophy”(1714) :

( “Enciklopedia e filozofisë “)

“Çdo autor I çdo krijimtarie tjetër të veçantë,  përveç atyre (të autorëve të hartimit të “Fjalori Enciklopedik I Kosovës” në kll.A.P.) që shkruajnë leksikone presin mirënjohje dhe lavdata.

Ndërsa leksikografët mund të shpresojnë vetëm në shmangien e ndonjë pakënaqësie,të cilën ata e marrin si shpagim  edhepse ato deri sot janë shumë të rralla”.

Po pikërisht aty ku është përgjegjësia më e madhe për krijimtari të veçanta,aty qëndron edhe merita më e madhe e krijuesve të veçantë”

(A.Presheva “Leksikon Enciklopedik mbi logjikën”,Artini,Prishtinë,2016,f.15).

Kështu që sa herë dhe kurdoherë  kur të jetë fjala për enciklopedi të kësaj natyre, përveç të tjerash, duhet thënë se :

“Fjalori Enciklopedik i Kosovës,vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë,është hartuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK),me pjesëmarrjen e një numri bashkëpunëtorësh të fushave të ndryshme të shkencës dhe të artit” (po, aty, f. V).

Kur është fjala për Fjalorin si vepër e parë dhe kapitale e Akademisë, si çdo vepër tjetër që nuk është e përsosur sepse duke u nisur nga një parim tash më të vërtetuar nga teoria dhe praktika e njeriut si kriter më I lart I të së vërtetës se asgjë nuk është absolute,përkundrazi çdo gjë është relative siç  ka thënë njëri në mesin e shkenctarëve më të njohur me famë  botërore Einsteini në :

“TEORINË E TIJ TË RELATIVITETIT”.

Mirëpo me rëndësi është që ato lëshime A R A – M A R A që janë bërë  në këtë Fjalor e që ka mjaftë, në të ardhmen, kur të bëhet ribotimi, të shqyrtohet edhe një herë në mënyrë kritike dhe vetëkritike duke S I T U R  FJALORIN deri sa në të, të  mos të mbetet krunde.

Qëllimi I këtij shkrimi nuk është vlerësimi I Fjalorit,nuk jam kompetent për një vlerësim të tillë,por ajo që më ka shtyrë të mendoj dhe të shkruaj  sigurisht është profesioni im,për të cilin edhe jam kompetent,të cilën gjë e vërtetojnë disa vepra që I kam botuar së paku nga një në katër shtete.

Mirëpo në këtë rast dhe për këtë rast dëshiroj që ti përmend vetëm dy vepra ( të cilat nuk I kanë shkruar në “FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS”) për të cilat I kam  marr Çmimet  e Komunës së Prishtinës dhe të M A S H T – it të Republikës së Kosovës.

Kryetari  I Komunës së Prishtinës, me 11 / 6 / 2024,merr këtë V E N D I M,që ta bëjë pagesën për realizimin e projektit të Avni Preshevës:“BAZAT E LOGJIKËS – Logjika bazë e çdo shkence”,dhe

M A S H T ,Këshilli shkencor të dt. 21.10.2016 nxjerr           V E N D I M

1.Avni Presheva, përzgjidhet përfituesi I botimit të librit       “L E K S I K O N  E N C I K L O P E D I K  M B I  L O G J I K Ë N”.

M E N D I M E  D H E   P R O P O Z I M E

EMËRTIMI GABIM I TITULLIT TË VEPRËS KAPITALE

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS

FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS

Para se të filloj që ta shtroj dhe ta shqyrtoj temën :

mendoj se më e logjikshme,më e arsyeshme dhe më bindëse do të jetë  që të përmenden disa LEKSIKONË ENCIKLOPEDIKË, të disa shteteve që janë marr me këtë çështje të njëjta po si Akademia jonë,por që nuk kanë mendu dhe vepru si shtetet tjera si bie fjala si ata  të ballkanit perëndimor,tëEuropës dhe të botës.sepse ata nuk fillojnë me fjalën,termin,nocionin ose konceptin Fjalor, siç kanë mendu dhe vepru përpilusit e Fjalorit të  Akademisë tonë, por fillojnë  me fjalën,termin,nocionin ose konceptin L E K S I K O N.

Të shkojmë me radhë.

An Encyclopedic Lexicon English Language,Rahnama Press Apri 1, 2009,Australia.(Leksikon Enciklopedik I gjuhës angleze).

Das Fischer Lexikon Der Philosophie,botimi Fischer Verlag.Frankfurt am Mein, 1977.(Leksikon i filozofisë së Fisherit).

Leksikon svjetske književnosti, ŠK.Zagreb, 2005.

(Leksikon i letërsisë botënore).

Enciklopedijski leksikon, Filozofija 10,Interpres, Beograd, 1973 .(Leksikon enciklopedik.Filozofija 10).

Leksikon I shkencës botërore,  I mësuesisë botërore,I mjekësisë botërore etj.

Po në shqip, para se të jetë fjala për Leksikonin, dëshiroj që të filloj nga fjala,termi,nocioni ose koncepti  F J A L Ë S I.           F J A L O R I dhe në fund edhe për Leksikonin për të cilit I dedikohet ky shkrim.

F J A L Ë S, ~ I :

Me fjalën,termin,nocionin ose koncept F J A L Ë S  duhet kuptuar tërësinë  e fjalëve prej të cilave formohet fjalori.

F J A L O R, ~ I :

Me fjalën,termin,nocionin ose konceptin F J A L O R.     duhet kuptuar  librin me fjalët e një gjuhe , të një fushe ose të një shkence, ku fjalët shpjegohen ose përkthehen prej një gjuhe në një gjuhë tjetër.

L E K S I K O N, ~ I :

Fjala,termi,nocioni ose koncepti Leksikon prejardhjen e ka nga gjuha e vjetër greke edhe atë prej fjalës L E K S I K O N, që në gjuhën shqipe e ka kuptimin e librit në të cilin sipas  germave të alfabetit janë radhitur dhe komentuar,fjalët,termat,nocionet ose konceptet e ndryshme të shkencave të ndryshme – të dijetarëve të ndryshëm.

Po ashtu siç e kemi rastin edhe me “Fjalori Enciklopedik I Kosovës” se kjo fjalë është menduar të thuhet dhe të shkruhet “LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS”,

në të vërtet është shkruar gabimisht me fjalën “Fjalori

Enciklopedik i Kosovës”.

Shkaqet mjerisht janë të shumta dhe të ndryshme, mirëpo në mesin e tyre mund të dallohen dy më kryesore, ku mund të përfshihen edhe  disa të tjera.

Një,së pari  P A D I T U R, ~ I, ~A.

Më fjalën padituri duhet kuptuar personin I cili nuk ka as kulturë dhe as arsim të përgjithshëm për shkencat e përgjithshme,në rend të parë për :

S H K E N C Ë N   E   L O G J I K Ë S.

Kështu që sa herë që të jetë fjala për paditurinë duhet jo vetëm të theksohet edhe të potencohet, të vërtetën duhet thënë ashtu siç ka thënë edhe astronomi, matematikani dhe fizikani italian Galileu:

“Padituria është nëna e ligësisë,lakmisë dhe të gjithë veseve të tjera të ulta e të vrazhdëta”.

(Urtësi botërore.Botime enciklopedike,Tiranë,2005,f.162).

Dy,së dyti  këtyre dy (Akademive) hartuesve :

FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS,I –II (Prishtinë,2018),dhe

FJALOR ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR, 1,2,3. (Tiranë,2008).

Mund ti ketë ndodhë e njëjta gjë, si bie fjala, sikur një bac me veshje kombëtare, me qystek në qafë dhe me orë në xhep.Brenda kohës kalon një bac  tjetër nga drejtimi I kundërt dhe këtë e pyet bac sa është ora.Baci që e mbante orën me qystek në xhep e nxjerrë orën nga xhepi dhe ia tregon atij orën.Baci që e pyeti ja bëri me kokë se e kuptoi se sa është ora.

Në të vërtetë as ai baci që e mbante orën me qystek në xhep,as ai baci që e kishte pyetur nuk e kishin njohur orën.

Shembujt e përmendur vlejnë vetëm për ata që nuk e bëjnë apo që nuk e dinë dallimin në mes të Fjalorit dhe                    L E K S I K O N I T.

Mirëpo, duke u nisur nga parimi se nuk ka njeri të përsosur siç nuk ka as Fjalor të përsosur  dhe as Akademi të përsosur,mbetem me shpresë  dhe besim të plotë,nuk do të shkoj shumë gjatë kur do të ribotohet kjo vepër madhore në të vërtet autorët e  “Fjalori Enciklopedik I Kosovës” do ta korrigjojnë gabimin duke e zëvendësuar Fjalori me fjalën      L E K S I K O N.

Mirëpo nëse ndodhë e kundërta që nuk do të dëshiroja, atëherë do të pasojë një shqyrtim kritikë  e në rend të parë për ata subjekte që e kanë meritu  të përfshihen në këtë Fjalor e nuk janë,  në një anë dhe nga ana tjetër, për ata persona (subjekti     personi) që nuk e kanë meritu të pëfshihen në  “FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVË”,me rëndësi të veçantë,jo vetëm aty ku flitet dhe shkruhet shqip, por edhe shumë më thellë dhe më gjerë.

Qëndroj pas gjithë kësaj që shkrova si më sipër, me një anë,   dhe nga ana tjetër jam i gatshëm për çdo debat, në nivel profesional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera