Lajme

Fjala e plotë e Kurtit në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 14 December 2022

Sot krerët e shtetit kanë nënshkruar aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Infokus.

Kryeministri i vendin, Albin Kurti, në këtë ceremoni ka thënë se ky është një moment historik për Kosovën që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe për shoqërinë.

“Aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian të nënshkruar sot nga krerët e institucioneve të Republikës sonë, do t’ia dorëzojmë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Pragë. Është ky një moment historik për vendin tonë që synon hapjen e një kapitulli të ri për shtetin dhe për shoqërinë tonë. Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese të cilat e avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe e zhvillojnë ekonominë tonë. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne. Prandaj, angazhimi i të gjithëve është i nevojshëm e përkushtimi i secilit, i domosdoshëm”, ka shkruar Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe ai ka shtuar se pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit do të i kalojnë me zhvillim demokratik dhe me progres shoqëror.

“Ne do të ecim përpara në meritën tonë. Pra, në aftësinë tonë për të përmbushur kriteret në secilin kapitull të ri. Pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit i kalojmë me zhvillim demokratik dhe me progres shoqëror. Së bashku, në këto dy vite kemi dëshmuar që kur shpresojmë dhe besojmë, çdo gjë është e mundur dhe nuk ka pengesë që nuk e kalojmë. Ju faleminderit e urime të gjithëve”, ka thënë Kurti tutje./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni fjalën e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera