Sport

FFK-ja përfundon Kuvendin e Punës, ndahet pagë për familjen e Vokrrit

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 28 March 2019

Ka përfunduar Kuvendi i Punës së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Aty janë miratuar raportet për aktivitetet dhe të arriturat, raporti financiar dhe ai i garave.

Është vendosur po ashtu që të ndahet një pagë për familjen e legjendës Fadil Vokrri, që vdiq vitin e shkuar.

-Advertisement-

Edhe pse ishte paralajmëruar se mund të ketë mocion për shkarkim të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vetë Ademi ka thënë se është i lumtur që gjithçka shkoi mirë.

“Përkundër zhurmave jam i lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë. Faleminderit të gjithë delegatët për përkrahjen. Do të vazhdojmë me punën tonë me krenari. Puna që është bërë deri më tani u vlerësua nga të gjithë”, ka thënë ai./Koha.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera