Sport

FFK-ja kërkon sponsor për Kupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 13 January 2021

Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të një sponsori për Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Deri vitin e kaluar ky kompeticion është sponsorizuar nga Digitalb, andaj edhe është quajtur ‘Digitalb Kupa e Kosovës’ dhe ka ndarë 30 mijë euro për fituesin.

Por këtë vit kompania nga Shqipëria nuk ka të drejt transmetimi të këtyre ndeshjeve.

-Advertisement-

Sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë për Zëri.info, se federata tashmë është në kërkim të një sponsori.

“Presidenti Agim Ademi së bashku me departamentin e marketingut është duke synuar që ta sjell në sponsor. Ne synojmë që fituesi i Kupës të arkëtojë më shumë para se më parë. Nuk kemi ende një sponsor konkret, mirëpo e di se ka disa kompani të interesuara”, ka deklaruar Salihu.

Ndeshjet e Kupës së Kosovës, për fazën e 1/8-tës, pritet të zhvillohen me 10 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera