Lajme

Fetoshi: Kosova ka dështuar në dokumentimin e krimeve të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 15 February 2023
Profesori universitar, Arben Fetoshi, tha se institucionet kosovare kanë dështuar në dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë.

Madje sipas tij, institucionet e vendit kanë bërë fare pak përpjekje për dokumentimin e krimeve të luftës.

“Kosova ose ka dështuar ose është duke dështuar në dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë. Sepse të gjithë e dimë me çfarë serioziteti dhe cilat janë rezultatet e atyre pak përpjekjeve institucionale për dokumentimin e krimeve të luftës. Ndërkohë, ne kemi dështuar edhe në ato pak raste të serbëve kriminalë”, potencoi Fetoshi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa shtoi se tanimë Kosova ka hyrë në vitin e tetë ku vazhdimisht tregon vetëm “përralla”, ndërkohë duke vazhduar edhe me të njëjtin diskurs.

-Advertisement-

“Praktikisht, ish-krerët e UÇK-së atje po bëhen gati të ballafaqohen me drejtësinë, prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë”, theksoi tutje Fetoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera