Ferizaj: Fqinjët shpëtojnë 30 vjeçaren, i dashuri e kishte rrahur e mbyllur për 3 ditë në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 23 July 2022
Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar përmes një komunikate për media se paraditen e së shtunës e kanë arrestuar një person me inicialet A.Sh i moshës 29 vjeçare pasi si rezultat i një mosmarrëveshje kishte rrahur të dashurën e tij me inicialet M.A të moshës 30 vjeçare.
Siç tregon Policia e Kosovës, të njëjtën A.Sh e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë në dhomën e shtëpisë.
“Sot, rreth orës 11:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje, të cilët kanë arrestuar personin me inicialet A.SH (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili dy ditë më parë, shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore të dashurës së tij me inicialet M.A ( F/K) e moshës 30 vjeçare dhe e kishte mbajtur të mbyllur për tri ditë radhazi në dhomën e shtëpisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Viktima M.A kishte arritur që të njoftonte fqinjët e saj, e më pas fqinjët e kishin njoftuar edhe Policinë lidhur me rastin. Pas daljes në vendin e ngjarjes, M.A është dërguar në QKMF-në e Ferizajt, derisa A.Sh është gërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.
“Viktima M.A kishte arritur ti njoftojë fqinjët e saj dhe këta më pas kishin lajmëruar policinë.
Viktima, është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari A.SH është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në Familje dhe Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Ekspozonte ārmën në rrjete sociale, policia shoqëron në stacion gruan në Pejë
Një grua është dërguar në stacionin e policisë në Pejë nën dyshimin për posed...
-
Osmani shpërndan fjalimin e shefes së USAID, e cila përmendi Kosovën para mijëra vetave gjatë ceremonisë së diplomimit në Universitetin e Iowa’s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar USAID-in dhe Universite...
-
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit: Derisa marrin paga nga Beogradi, integrimi është i vështirë
Në komunat në veri të republikës është kthyer qetësia dhe deri diku edhe ligj...
-
Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu
Presidenti rus Vladimir Putin do të zëvendësojë aleatin e tij të vjetër Serge...
-
Tetë vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Si sot para tetë vjetësh Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s. FFK-ja mori ...
-
Banjska mund të përsëritet, Quni: Moska dhe Beogradi tentojnë destabilitetin në rajon
Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjak...
-
Sot takimi i radhës në Bruksel? BE pret që të jetë edhe i fundit
Të shtunën ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rre...
-
Kreu i IPK-së Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin e Sigurisë
Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot d...
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit
Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar ...
-
Sot do të takohen Kurti dhe Krasniqi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të pres sot në takim kryetarin e Partis...
-
Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të...