Sport

Fat apo baksuz? Prej kur Albin Kurti përkrahi Kosovën nga stadiumi, ‘Dardanët’ nuk dinë për fitore

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 16 November 2020

Kombëtarja e Kosovës nuk di për fitore në 10-të ndeshjet e fundit në të gjitha garat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ po kalojnë në krizë të rezultateve për shkak të lëndimeve të shumta të futbollistëve, por edhe situatës me koronavirus, pasi disa klube nuk po i lejojnë lojtarët që të grumbullohen me kombëtare.

Takimi i fundit kur kosovarët kishin triumfuar ishte sfida ndaj Malit të Zi me 14 tetor të vitit 2019, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku të përzgjedhurit e Bernard Challandes fituan me rezultat 2-0, me golat e realizuar nga Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.

-Advertisement-

E në stadium në atë ndeshje ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në atë kohe garonte për kryeministër të vendit.

Albin Kurti në stadium për ta parë ndeshjen Kosovë – Angli - Albinfo

Kurti vendosi që për herë të parë ta përkrahte Kosovën nga shkallet e stadiumit, pasi ai më shumë preferon kombëtaren shqiptare dhe flamurin Kuq e Zi.

Që nga përballja me malazezët ‘Dardanët’ kanë zhvilluar 10-të ndeshje, ku kanë regjistruar 2 barazime dhe 8 humbje.

Nga këto 10-të takime, 8-të prej tyre janë zhvilluar pa praninë e shikuesve për shkak të pandemisë ‘Covid-19’.

Duelin e radhës Kosova e luan të mërkurën në Prishtinë ndaj Moldavisë, në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera