Lajme

‘Euronews Serbia’ : SHBA kërkon bllokimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 31 January 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre anëtarë të BE-së kanë kërkuar nga disa vende anëtare të Këshillit të Evropës që të mos e vendosin çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës derisa Kosova të tregojë konstruktivitet në lidhje me Asociacionin.

Ministritë e Punëve të Jashtme të disa shteteve evropiane, që janë anëtare të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë nga ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën thuhet se Uashingtoni konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në anëtarësimin e Këshilli i Evropës nuk duhet të vihet në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës”, ​​raporton ‘Euronews Serbia’ nga burime diplomatike në Evropë.

Siç thonë ata, SHBA-të kërkojnë që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të mos vihet në agjendë derisa “Kosova të miratojë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili do t’i hapte rrugën propozimit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

-Advertisement-

Sipas ‘Euronew Serbia’, ky qëndrim i SHBA-së është rënë dakord me Italinë, Francën dhe Gjermaninë. Më 12 maj, Kosova ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Këshilli I Evropës ka takime çdo të mërkurë ku kjo pikë mund të vihet gjithmonë në rend dite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera