Lajme

Escobar zbulon qëllimin e vizitës së tij në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 19 October 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit në një konferencë për media, Escvobar ka thënë se arsyeja e vizitës së tij në Kosovë sot është thellimi i bashkëpunimit me Kosovën.

“Qëllimi i vizitës time është që të vazhdojmë bashkëpunimin shumë të afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Është një partneritet dhe një miqësi e bazuar jo vetëm në interesa të përbashkëta por edhe të vlerave të përbashkëta”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Derisa ka thënë se SHBA-ja shpreh mbështetjen dhe solidaritetin më Kosovën në aspiratat e saj rejt rrugëve euroatlantike.

“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e SHBA-së për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe për mënyrat për të thelluar këtë partneritet përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dial9ogun e lehtësuar nga BE-ja , jam shumë krenar, që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë janë shembull se si Kosova po i kontribuon në mënyrë pozitivë agjendës së përbashkët të demokracisë dhe të lirisë”, tha Escobar.

Ndërsa presidentja Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimet e saj me Kosovën pasi vetëm këto lloj bashkëpunimesh kanë sjellë gjithmonë rezultate pozitive për shtetin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera