Lajme

Deputetët e Listës Serbe refuzojnë të flasin nëse do të votojnë kryetarin e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 14 April 2025

Deputetët e Listës Serbe janë paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si pjesë e legjislaturës së nëntë, shkruan Gazeta Infokus.

Pas përfundimit të këtij procesi, ata janë larguar pa dhënë ndonjë deklaratë për media në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në votimin për kryetarin e Kuvendit, i cili pritet të zhvillohet nesër gjatë seancës konstituive.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, është parë që në orët e para të mëngjesit duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit për të kryer procedurat e regjistrimit.

-Advertisement-

Ata nuk janë ndalur duke i injoruar pyetjet e gazetarëve.

Në kuadër të procesit të regjistrimit, gjatë ditës pritet të paraqiten edhe deputetët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, si dhe përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo-shumicë.

Regjistrimi i deputetëve ka nisur javën e kaluar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër, ku një nga pikat kryesore të rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova Nënshkruan Parimet për Fuqizim të Grave (WEPs)
-Advertisement-

Të tjera