Lajme

Mërgim Lushtaku ka një porosi për opozitën nga oborri i Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 14 April 2025

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive që do të mbahet nesër, shkruan Gazeta Infokus.

“Qëndrimet e mia janë në përputhje me ato të PDK-së. Ne nuk do të marrim pjesë në votim pa një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën. Për ne, kjo zgjidhje është zgjedhja e Bedri Hamzës si kryeministër i vendit, me qëllim të krijimit të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë institucionale,” tha Lushtaku para mediave.

Ai gjithashtu pati një mesazh të qartë për partitë opozitare.

-Advertisement-

“Ne po bëjmë thirrje, si individualisht ashtu edhe publikisht, dhe natyrisht po zhvillohen edhe takime të ndryshme. U bëjmë thirrje të gjitha forcave opozitare që të qëndrojnë të palëkundura në premtimet që kanë dhënë për të mos mbështetur zgjedhjen e kryeministrit Albin Kurti,” theksoi ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy