Lajme

Kallas për Ballkanin Perëndimor: Po shohim tensione që rriten, duhet të vazhdojmë më procesin e zgjerimit

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 14 April 2025

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka mbërritur në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së që po zhvillohet në Luksemburg, shkruan Gazeta Infokus.

Para gazetarëve, Kallas deklaroi se në këtë takim do të trajtohen disa çështje të rëndësishme, me fokus të veçantë në situatën në Ukrainë.

“Ka kaluar një muaj që kur Ukraina shprehu gatishmërinë për një armëpushim pa kushte, por ende nuk kemi parë ndonjë hap konkret nga ana e Rusisë,” theksoi ajo.

-Advertisement-

Sipas Kallas, ndihma e shteteve evropiane për Ukrainën këtë vit ka arritur në 23 miliardë euro, duke tejkaluar ndihmën e vitit të kaluar. “Por duhet të ushtrojmë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës,” shtoi ajo.

Gjatë fjalës së saj, Kallas foli edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Dje patëm një darkë të frytshme me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor. Vërejmë rritje të tensioneve në rajon dhe është thelbësore që procesi i zgjerimit të BE-së të vazhdojë. Kjo është një mundësi reale dhe kemi nevojë për histori suksesi,” deklaroi Kallas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera