Vasfije Krasniqi reagon pas rrëfimit të Ramadan Nishorit: “Je zëri i atyre që ende nuk mund të flasin”

Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 14 April 2025
Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja që me guxim foli publikisht për përjetimet e saj si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar pas rrëfimit të hapur të Ramadan Nishorit – burrit të parë që ka treguar publikisht për përvojën e dhunës seksuale gjatë luftës.
Në një postim emocional, Krasniqi kujtoi bisedën e parë me Nishorin, e cila ndodhi në vitin 2018, shkruan Gazeta Infokus.
“I dashur Ramadan, e kujtoj qartë ditën kur më thirre për herë të parë në vitin 2018 për të ndarë dhimbjen tënde me mua. Atëherë e ndjeva peshën e fjalëve tua dhe, ashtu si atëherë, edhe sot më kujtohen lotët e tu – lotë që flisnin më shumë se çdo fjalë. Në çdo bisedë tonën, në çdo takim, unë e ndjeja thirrjen tënde për drejtësi, për mirëkuptim, për shërim. Dhe atëherë, ashtu si sot, ta thashë me gjithë zemër: do të jem pranë teje, çdo ditë të jetës sime.”
Ajo theksoi se do të jetë përkrahja më e madhe për Nishorin, duke e cilësuar rrëfimin e tij si një akt të jashtëzakonshëm guximi.
“Do të jem përkrahja jote më e madhe – jo sepse më ke zgjedhur, por sepse e meriton. Dhimbja dhe vuajtja jote nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës, por një barrë që ti e ke kthyer në forcë dhe në zë për të gjithë ata që ende nuk mund të flasin.”
Krasniqi shtoi se rrëfimi i Ramadanit është një dritë shprese për shumëkënd dhe shembull i rrallë në një shoqëri ku burrat shpesh nxisen të heshtin.
“Të jetosh në një shoqëri kaq patriarkale, ku burrat mësohen të heshtin, ku dhimbja maskohet me forcë dhe plagët nuk pranohen – dhe të marrësh guximin të dalësh para botës dhe të flasësh për dhunën seksuale që ke përjetuar – është një akt që frymëzon. Është një dritë në një rrugë të errët.”
Ajo falënderoi edhe familjen e Nishorit për përkrahjen dhe qëndrimin pranë tij në këtë rrugëtim të vështirë.
“Përkulem me respekt para forcës tënde, para vullnetit tënd për të mos u dorëzuar, për të luftuar për të vërtetën tënde. Faleminderit edhe familjes tënde që të ka qëndruar pranë, kur rruga ka qenë më e vështirë.”
Në fund, Krasniqi shprehu shpresën që shoqëria ta trajtojë Nishorin me dinjitetin dhe respektin që e meriton.
“Ky rrugëtim, Ramadan, nuk është i lehtë. Është i mbushur me pengesa, me mosbesim, me stigma. Por është i domosdoshëm – jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Shpresoj me gjithë zemër që shoqëria jonë të të trajtojë me respekt dhe dinjitet, dhe që shteti ta njohë dhe ta vlerësojë aktin tënd të guximshëm. Sepse ajo që ke bërë ti sot është më shumë se një rrëfim – është një histori që do të ndryshojë jetë,” përfundoi ajo./Gazeta Infokus

Të tjera
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...
-
Aksident trafiku tek “Ramiz Sadiku”, në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek “Ramiz Sadiku”, në Pris...
-
Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka nisur veprimet për li...
-
Dy të mitur kapen me ar*më dhe shufër metalike në Ferizaj
Në kuadër të planit operativ “Stop Droga në Shkolla”, Policia e Kosovës ka nd...
-
Ngërçi politik, Osmani e gatshme për konsultime me liderët e partive
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ofruar gatishmëri për konsultime me li...
-
Krasniqi pret drejtuesit e OVL-së: E kanë mbështetjen e plotë të PDK-së për kërkesat e tyre
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën...
-
Osmani pas homazheve në Vatikan: Shprehëm respektin e qytetarëve për paqe
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikë...
-
Osmani dhe Begaj bëjnë homazhe për Papën në Vatikan përkrah katër përfaqësuesve të feve
Presidenca e Shqipërisë ka bërë të ditur se Bajram Begaj dhe presidentja e Ko...