Lajme

Enver Hoxhaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë heronjtë e ditëve tona

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 07 March 2022

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, duke thënë se përgjatë dekadave, mësuesit kishin mision jetësor arsimimin dhe emancipimin shoqëror të shqiptarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se mësuesit janë heronjtë e ditëve tona.

“Mësuesit janë heronjtë e ditëve tona. Sot, patriotizmi më i madh ndaj vendit është edukimi i gjeneratave dhe ndërtimi i një baze të fortë kombëtare e shoqërore përmes arsimimit të mirëfilltë.”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Po ashtu, ai ka thënë se përgjatë dekadave, mësuesit tanë, kishin mision jetësor arsimimin dhe emancipimin shoqëror të shqiptarëve.
“Jam krenar që një pjesë të madhe të karrierës sime ia kam kushtuar avancimit të arsimit në Kosovë. Mirënjohës kontributit të secilit mësues në Kosovë. Urime 7 Marsi! “, ka shkruar tutje Hoxhaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera