Ende sekret, Ujkani: Koeficienti i pagave është dashur të dihet me miratimin e buxhetit
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 28 January 2023
Nga 1 shkurti do të hyjë në fuqi Ligji i Pagave.
Por as katër ditë para, ende nga Qeveria e Kosovës nuk është bërë i ditur koeficienti sipas së cilit do të rriten pagat.
Për Sead Ujkanin, ligjërues në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ekzekutivi është dashur të menaxhojë më mirë me këtë proces.
“Shuma e koeficientit është dashur të dihet kur është miratuar buxheti. Buxheti po miratohet në periudhën e duhur dhe njëkohësisht qeveria ka pasur kohën e nevojshme për ta përcaktuar koeficientin”, është shprehur Ujkani në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.
“Rritja e pagave është çështje që nuk është më në kontekst diskutimesh, por duhet të mendohet sa do të jetë përqindja e rritjes. Janë tejkaluar të gjitha limitet kohore. Ajo që do të duhej të ishte e aplikueshme që kishte një rritje pagash me normën e inflacionit”.
“Një koeficient 125 deri në 130 do të ishte një arsyeshmëri”, ka theksuar ai.
Lidhur me çështjen e tarifës për tatimin në pronë, Ujkani, ka thënë se gjithashtu qeveria është dashur ta menaxhonte më mirë.
Ai opsionin për një lirim prej 100 euro për vitin 2023 e quan si të vonshëm.
“Qasja reaktive të aplikimit të ndonjë zbritjeje, është e vonuar”.
Të tjera
-
Haliti për terro*ristët në Banjskë: U lejuan të ikin, po të vrit*eshin të paarmatosur do hapej proces në Hagë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se ë...
-
Prishtina përgatitet për “Melodinë e Lirisë”, koncerti festiv për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës
“Melodia e Lirisë” është koncerti që do të mbahet nesër në sheshin “Zahir Paj...
-
LDK-ja autorizon Abdixhikun që të negociojë koalicione parazgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka autorizuar kryetarin Lumir Abdixhiku që të ...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...