Rozë

Enca “djeg” rrjetin me pozat provokuese-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 11 December 2019

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është një nga femrat e showbiz-it shqiptar që përflitet shpeshherë në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Ajo tërheq vëmendjen me muzikën që bën si dhe me postimet e shumta në profilin e saj në “Instagram”.

Pas një periudhe “pushimi”, Enca është rikthyer sërish me postimet e fotove mjaft “hot” dhe provokuese. Një ditë më parë ajo ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa poza, duke u kërkuar atyre se cila është e preferuara.

Në fotot në fjalë, këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë portokalli ku nxjerr në pah gjoksin. Ndërsa me modelin e fustanit pas trupit, Enca tregon edhe linjat e saj trupore.

-Advertisement-

“Me mire flok kapur apo leshuar ? E para eshte e preferuara e mamit 😜 po ju kush ju pelqen ? 1,2,3? Edhe e preferuara ime me ne fund”- ka shkruar Enca krahas fotove.

Nga mijëra komentet që kanë lënë fansat e saj, vëmendjen sigurisht e merr ai i modeles së famshme seksi, Demi Rose. Kjo e fundit i ka lënë tri emoji flake, duke lënë të kuptohet se Enca e ka “djegur” rrjetin me këto poza. Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare i përgjigjet me disa puthje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera