Lajme

Emisari britanik pas dy muajsh kthehet në Kosovë, pasdite i shkon në zyrë Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 05 January 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do të pres në takim të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në ora 15:00.

Stuart Speach para dy muajsh, me datë 24 tetor ishte herën e fundit për vizitë në Kosovë, ku kishte takuar krerët e shtetit.

-Advertisement-

Në takimet e tij me krerët ishte diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe kontinent.

Por, përveç Osmanit, emisari britanik sot do të takohet edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të ZKM’së, takimi do të mbahet në orën 16:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera