Lajme

Emisarët sot në Beograd, pasdite takojnë Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 25 August 2022

Pas takimeve me krerët e institucioneve kosovare, emisarët për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, do të udhëtojnë për në Serbi për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi trepalësh është planifikuar nga ora 17:30, derisa Vuçiq nga ora 17:00 do ta takojë ndaras Lajçakun, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Aktualisht emisarët Escobar dhe Lajçak, si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, po qëndrojnë në Mitrovicën veriore.

-Advertisement-

Ata janë pritur nga ministri për Komunitete dhe Kthim, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq dhe nga kryetari i komunës të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera