Lajme

Eliza Hoxha: Qeveria Kurti i ktheu në pikën zero të gjitha të arriturat në veri

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 12 January 2023

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se gjithçka e arritur deri më sot nga qeverisjet e kaluara në pikat veriore, ka rënë në pikën zero.

Kjo siç u shpreh ajo në Rubikon me Adriatik Kelmendin, për shkak të mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, sikur në aspektin politik po ashtu edhe atë shtetëror, përcjell klankosova.tv.

”Kur ka ardhë vet në pushtet e ka parë sesa e vështirë është. Ka qenë jashtëzakonisht situatë fragjile, por megjithatë sovraniteti është shtrirë edhe në pikat veriore”.

-Advertisement-

”Pati fillu njëfar shkëmbimi, veriu, qytetarët – dhe sot, çka ndodhë atje? Komplet ajo çfarë është ndërtuar me plot mund, qoftë në aspektin komunitar, qoftë në aspektin politik dhe shtetëror ka rënë në pikën zero. Dhe kjo nuk i shkon në favor Kosovës, aspak”.

”Sot shohim një devijim total të asaj çfarë kemi folur para dy-tre viteve. Në idenë e procesit të dialogut dhe marrëveshjes finale që është nyjëzuar me njohje reciproke, dhe nga termi njohje, sot kudo e hasim normalizim me Serbinë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera