Lajme

Edukatorja e godet me shuplakë një fëmijë në Mitrovicë, largohet prej punës

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 21 February 2023

Kopshti dhe çerdhja “NINA” ka njoftuar se dje në këtë institucion parashkollor ka ndodhur një sulm fizik ndaj një fëmije me inicialet S.I, nga edukatorja A.A.

Sipas këtij institucioni, rasti ka ndodhur gjatë kohës kur i njëjti i është besuar në ruajtje dhe kujdes.

Pronarja e çerdhes, Agensa Shipoli-Nika me anë të një komunikate tha se pasi ka shikuar video-kamerat, ka vërtetuar se edukatorja e ka qëlluar atë fëmijë me një shuplakë në fytyrë.

-Advertisement-

“Më pas kam ftuar edukatoren në fjalë dhe kam kërkuar sqarim lidhur me një sjellje të tillë të kundërligjshme dhe e njëjta ka pohuar se dyshimet e ngritura janë të vërteta dhe se një sjelle të tillë e kam bërë në afekt pa qëllim apo dashje”, thuhet në kumtesë.

Këto sjellje sipas pronares janë të papranueshme dhe janë sjellje anti-ligjore.

Ajo tregoi se e ka ftuar prindin e fëmijës dhe e ka njoftuar në detaje lidhur me rastin dhe ia ka ofruar dëshmitë e nevojshme.

Sipas saj, e ka inkurajuar prindin që të këtë rast ta iniciojë në Polici dhe Prokurori që të zbardhet e vërteta, raporton Paparaci.

Bazuar në informacionet e shpalosura nga kjo çerdhe, edukatorja në fjalë është larguar menjëherë nga puna, ditën e djeshme.

Më poshtë gjeni të plotë njoftimin nga çerdhja “Nina” të dhënë në Facebook:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera