Lajme

Edi Rama dhuron 1 milion euro për Turqinë

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 15 February 2023

Shqipëria i ka dhuruar 1 milion euro ndihmë pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Kjo u bë nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një lidhje telefonike në mbrëmjen gala “Turkey One Heart”.

Deri më tani raportohet se janë mbledhur mbi 5 miliardë euro.

-Advertisement-

Fushata po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipron Turke dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio.

Më 6 shkurt Turqia dhe Siria u tronditën nga një tërmet i shkalles 7.8 shkallë.

Si pasojë raportohet se mbi 40 mijë persona kanë vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera