Lajme

Edhe Lajcak takime me opozitën, nesër pritet ta takojë kreun e PDK’së

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 23 August 2022

Sot në Kosovë do të arrijë dyshja e emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, të cilët do të zhvillojnë takime me kerët e shtetit e përfaqëses të partive opozitare. Sonte Escobar do të ketë një darkë pune me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, derisa mësohet se një takim me Krasniqin e ka kërkuar edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet kryetarit Menli Krasniqi dhe zyrtarit të lartë evropian Miroslav Lajçak do të zhvillohet të mërkurën në Prishtinë, por ende nuk është vendosur koha dhe vendi i takimit.

Vizita Escobar-Lajcak në Prishtinë vjen pak ditë pas takimit në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, takim ky që përfundoi pa ndonjë rezultat konkret për çështjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera