Fokus

Edhe komuna e Shtimes me Rrahman Jasharajn, kërkesa e kryetarit për fillim të mësimit shkon në vesh të shurdhër

Autori: Samire Jaha 15:07 | 05 September 2022

Procesi mësimor nuk po mbahet as në komunën e Shtimes, komunë kjo e cila udhëhiqet nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.

Mos fillimin e procesit mësimor e ka konfirmuar për Infokus, drejtori i arsimit të kësaj komune, Lulzim Sahiti.

Ai tha se si çdo herë vetëm ka ardhur ftesë për fillimin e mësimit por kjo gjë nuk ka ndodhur.

-Advertisement-

“Nuk ka filluar dmth si çdo herë janë duke e vazhdu grevën të gjitha shkollat. presion absolut nuk ka pas nga askush vetëm na ka ardh ftesë me fillu si çdoherë, sindikata për mos me fillu, shkollat për me fillu, por ata( shkollat) nuk kanë filluar”, ka deklaruar Sahiti për Infokus.

E po ashtu as në komunën e Podujevës e në atë të Gjilanit nuk ka filluar procesi mësimor, ashtu edhe siç ishte paraparë nga kryetarët e këtyre komunave në takimin e përbashkët të mbajtur të dielën (4 shtator).

Ky takim ishte mbajtur në mes të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, dhe kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, njëzëri me Ministrinë e Arsimit kanë bërë thirrje që prindërit nga sot të sjellin nxënësit në shkolla, pasi mësimi do të fillojë.

Deklarata të tilla kontradiktore kanë bërë edhe Ministria e Arsimit e cila nga njëra anë po bën thirrje që prindërit të dërgojnë fëmijët në shkolla, derisa SBASHK-u njofton që greva vazhdon.

Edhe sot kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar për vazhdimin e grevës në të gjitha komunat, e ku thonë që greva do të mbyllet vetëm atëherë kur të vendos shumica./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera