Fokus

Musliu kritikon qeverinë për ‘përzirje’ në zgjedhjet amerikane: I futën duart ku nuk duhet

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 09 November 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe akterë të tjerë qeveritarë, të cilët në disa raste kanë pasur ‘konfrontime’ me Richard Grenell, i cili tash pritet të jetë pjesë e kabinetit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Musliu në një intervistë për emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, prodhim i Gazeta Infokus, ka thënë qeveritarët nuk kishin arsye që të polemizonin me Grenellin.

“I kanë futë duart ku nuk duhet, në punë në të cilat nuk ju takojnë dhe nuk kanë as kompetencë, as të drejtë dhe as nevojë t’i marrin përsipër. Ky rast duhet të na jap mësim dhe po besoj që në këto zgjedhje ka refletu klasa poltike, ka qenë shumë e kujdesshme në deklaratat për zgjedhjet në Amerikë. Është e dhimbshme kur pushtetarët tanë i japin vetes atë luks që të sulmojnë edhe njerëz të cilët kanë kontribu për këtë vend, e kanë përkrah këtë vend dhe e kanë ndihmuar këtë vend jashtëzakonisht shume për të arritur këtu ku jemi sot”, ka thënë Musliu.

-Advertisement-

“Prandaj, në demokraci duhet të respektohen rezultatet zgjedhore dhe këtë shembull më së miri e dhëjnë vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e keni pa, në afate rekorde dalin dhe e urojnë njëri tjetrin për zgjedhjet”, ka shtuar ajo.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera