Fokus

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 10 November 2024

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë regjistruar katër raste të dhunës në familje.

Incidentet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të vendit.

Dy incidente janë raportuar në Prishtinë, ku në njërën thuhet se viktima femër kosovarë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, dhe i dyshuari është arrestuar.

-Advertisement-

Ndërsa tek raporti tjetër, viktimë është një djalë, ku u sulmua nga babai i tij, e më pas është larguar në drejtim të panjohur, rasti është nën hetime.

  • Prishtinë 09.11.2024 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dyshohet se viktima/f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë 09.11.2024 – 16:20. Është raportuar se ankuesi m/k pas një mosmarrëveshje me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka thyer telefonit dhe ka dëmtuar një orman dhe më pas është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar.

Në fushë Kosovë, u arrestua i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kanosi dhe ofendoi viktimën, më të cilën kishte bashkëjetuar, pas intervistimit i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

  • Fushë Kosovë 08.11.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe ofenduar viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Gjakovë, i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 09.11.2024-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera