Fokus

Mimoza Kusari diagnostifikohet me kancer/ Ganimete Musliu befason me fjalët për të “Nga kjo studio…”

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 08 November 2024

Sot Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VetëVendosje, Mimoza Kusari – Lila ka njoftuar se para 3 javësh është diagnostifikuar me kancer të gjirit, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka befasuar me fjalët që ka thënë për Kusari – Lilën.

“Uroj nga zemra që të e kaloj me lëhtësi sepse në fund të ditës ne jemi njerz ne jemi këtu e ballafaqohemi me të gjitha problemet që ballafaqohen cdo qytetarë i Kosovës, e nuk ja dëshiroj një gjë të tillë askujt e dëshiroj që Mimoza të e kaloj këtë sfidë me lehtësi e me dinjitet, se mbi të gjitha jemi njerëz”, është shprehur Musliu.

-Advertisement-

Ndryshe Kusari Lila në njoftimin gjatë njoftimit publik të saj ka bërë thirrje për vajzat dhe gratë që të bëjnë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor.

“Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia. Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”.

Për më shumë ndiqeni storien dhe emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera