Fokus

“Një 11 vjeçare ka ngelur shtatëzënë” – Shokon gjinekologia me deklaratën e saj, pasi tregon këtë rast ekstrem me të cilin u ballafaqua

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 07 November 2024

Mbrëmë në emisionin Doktor Plus është diskutuar për shtatëzanin, abortet dhe ndikimin e mjekëve popullor tek gratë që kanë probleme, ku e ftuar ishte gjinekologia Merita Demiri Demolli.

Ajo gjatë emisionit tregoi për lindjet e hershme tek moshat e mitura dhe rastet që është ballafaquar ajo.

“Rasti më ekstrem ka qenë kur një 11 vjeçare ka ngelur shtatëzë dhe ajo përkrahjen e familjes nuk e kishte. Partneri i saj ishte 14 vjeçar dhe ajo ishte 11 vjeçare ky ka qenë rasti me ekstrem që kam takuar.”, u shpreh Demolli.

-Advertisement-

Gjithashtu tregoi edhe një ekstrem që ishte përballur gjatë punës së saj.

“Rast tjetër ekstrem ka qenë shumë interesant kur një 19 vjeçare, ajo u duke shumë e re mbase sikur një 17 vjeçare , dhe ne si gjinekolog i rekomandojshim të qetësohet si të jetë shtatëzania e parë, dhe ajo pa hezitim pergjigjet doktoreshë kta e kam fëmijen e tretë.” shtoi Demolli në emisionin DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus.

Më poshtë ndiqni emisionin e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera