Fokus

Rasti i Vehbi Kajtazit, befason Ganime Musliu me deklaratën e saj “Më ka kërcënuar..”

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 10 November 2024

Kryetarja e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI’së, Ganimete Musliu ka qenë e ftuar këtë javë në “Podcast me Shkëlzen Dakaj” e që është prodhim i Gazetës Infokus.

Musliu, është pyetur nga gazetari Dakaj, për rastin e kërcënimit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Ajo ka thënë se takimi për atë temë ka dështuar, duke u shprehur se nuk e di nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk po fsheh diçka.

-Advertisement-

Vetëvendosja përveç se nuk di të punojë, të pengon me punu.. Ju e patë në atë takim i cili dështoj faktikisht, e patë sjelljen e Vetëvendosjes, unë nuk e di nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka me mshef diçka në krejt këtë ngjarje..

Ajo gjithashtu tregoj një rast ku u kërcënua verbalisht nga deputeti i LVV, Sali Zyba.

Ne tentuam me e bo një bashkëbisedim me drejtorin e AKI-së lidhur me çështjen në fjalë, por dua të shtoj diçka… Në momentin kur dalin Lëvizja Vetëvendosje prej sallës në praninë e mediave, une e pyes drejtorin se a kemi mundësi të bëjme një bashkëbisedim në lidhur me çështjen, dhe ai tha po.. Dalin Lëvizja Vetëvendosje dhe në momentin që e shohin që nuk ka dalë drejtori, dhe në momentin që e ka pa qe ai po vazhdon bashkëbisedimin me ne, është kthyer Sali Zyba në sallë, dhe më ka kërcënua edhe mua edhe drejtorin, në mënyrë verbale”.

Musliu u pyet për fund se çka po fshihet prapa gjithë kësaj realisht.

“Çka do që të më pyesësh unë mund të jap përgjigjje hipotetike, por nuk mund të jap përgjigjje reale, përderisa nuk e kam një” tha ajo.

Ndiqeni intervistën e plotë:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera