Lifestyle

“E varur nga pornografia”, 23-vjeçarja tregon makthin që ka përjetuar që në moshë të vogël

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 28 September 2020

Courtney Dabiella Boateng ka treguar momente të vështira të jetës së saj kur ishte e varur nga pornografia që e vogël.

“The Sun” shkruan 23-vjeçarja u bë e varur ndaj saj për gati 9 vite. “Isha vetëm 10 vjeç dhe e dija që nuk duhet të shihja këto gjëra, por nuk mund ta ndaloja veten.

Kam qenë një fëmijë kureshtar dhe kur prindërit ikën në punë shkova të kërkoja në Youtube për të shuar kuriozitetin e asaj që dëgjoja nëpër tekste këngësh apo shihja nëpër filma.

-Advertisement-

Gjithçka qe shumë e lehtë, pasi thjesht klikova butonin ku përcaktohej mosha, pra mbi 18 vjeç”,- tha ajo.

“Në mendjen time vërtiteshin vetëm imazhet që kisha parë. Gjatë asaj kohe, shpenzoja 2 ose 3 orë në javë duke parë pornografi.

Marrëdhënia ime me pornografinë ndryshoi kur isha 15 vjeç. Fillova të përjetoja makth dy herë në muaj dhe e gjeja shpëtimin tek pornografia. Fillova të masturbohesha”,- shtoi ajo.

“Ndihesha e mbytur dhe atë periudhë u përpoqa t’i jepja fund jetës duke marrë mbidoza paracetamoli. U mbylla në banjë, aty ku motra më gjeti të shtrirë pa ndjenja dhe njoftoi ambulancën.

“Nuk i tregova askujt për varësinë time deri në momentin që filmova një video të vetes, ku rrëfeja gjithçka dhe më pas e postova në Youtube në prill të këtij viti. Më shumë se 800,000 njerëz ndanë betejat e tyre të ngjashme. Do doja që diçka të tillë ta kisha bërë vite më parë, pasi më dukej se ata më mbështesnin”,- rrëfeu 23-vjeçarja.

Tashmë, për shkak të dhunës ndaj gruas apo abuzimit seksual, ajo ka hequr dorë nga pornografia, pasi e lidh pikërisht me këto elementë negativë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera