E trishtë/ Gjendet i vdekur në mes të parkingut djali i aktorit të njohur

Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 08 June 2022
Djali 27-vjeçar i yllit të “General Hospital” Jack Wagner është gjendur i vdekur në një parking në Los Angeles, Kaliforni të hënën në mëngjes, sipas raportimit të Page Six.
Një zëdhënës i Departamentit të Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit ka zbuluar se Harrison Wagner u shpall i vdekur në North Hollywood në orën 5:14 të mëngjesit me kohën lokale dhe se shkaku i vdekjes së tij aktualisht është ende duke u hetuar.
Babai i tij, Jack, 64 vjeç, nuk pranoi të jepte asnjë koment kur u kontaktua nga Page Six.
Harrison luftoi me varësinë ndaj drogës në të kaluarën, por është e paqartë nëse kjo luajti një rol në vdekjen e tij. Në korrik 2016, ai u zhduk për gati një javë dhe më pas u rikthye sipas një deklarate të aktorit.
“Unë do t’u kërkoj atyre që duan të ndajnë frikën, varësitë dhe vështirësitë e tyre, ta bëjnë këtë gjë me mua përmes Twitter. Mund të përballemi me të së bashku, po e nis unë i pari”, shkroi aktori në atë kohë .
“Kam frikë për sigurinë e djemve të mi më të vegjël,” rrëfeu ai në një tjetër postim në Twitter . “Harrison ka luftuar me drogën dhe alkoolin ashtu siç kam bërë kur isha më i ri. Ai ka relaps dhe është në MPB 5 ditë.”
Të nesërmen, Jack përditësoi ndjekësit e tij për t’i bërë të ditur se kishte kontaktuar me djalin e tij:
“Kam kontaktuar me Harrison. Ai është 21 vjeç në lule të rinisë së tij, ju lutemi vazhdoni të ndani betejat tuaja, kjo na ndihmon të gjithëve.”
Përveç Harrisonit, Jack dhe ish-bashkëshortja e tij, Kristina Wagner – të cilët u takuan në xhirimet e “General Hospital” – janë gjithashtu prindër të djalit Peter Wagner, 31 vjeç. Aktori është gjithashtu baba i vajzës Kerry Wagner.
Në bazë të postimeve të tij Instagram, Harrison duket se ishte një “djalë i çmendur” që i pëlqente ecja, qentë dhe të shkonte në palestër.
Të tjera
-
Kurti: Rroftë Sllovenia, Kosova gjen inkurajim në sukseset e saj
Në ditën e pavarësisë së Sllovenisë, kryeministri Kurti tha se Kosova gëzohet...
-
AKP-ja e Albin Kurtit nuk po mbyllet, por është kthyer në “Agjenci të Punësimeve Masive”
Dikur Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e ...
-
Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha sta...
-
PAMJE/ Lopët kullosin midis qendrës së Pejës, alarmohet komuna
Disa lopë janë parë në qendrën e qytetit të Pejës, të dielën. Kështu shihe...
-
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur
Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrug...
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...