Fun & Video

E tmerrshme, nëna fut djalin e saj në makinë të rrobave

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 16 July 2018

Një nënë e re e cila fotografoi djalin e saj në makinë të rrobave dhe u filmua duke e hedhur atë në tokë sikur të ishte një kukull, është duke u hetuar nga policia.

Për Courtney Sewart, nënën që e keqtrajtoi djalin e saj 2 vjeç e gjysmë Caleb, që vuan nga Sindromi Daun, u raportua në Daily Record.

Stewart postoi në Facebook një fotografi të foshnjës ku shihej brenda makinës së rrobave, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ai mund të shihet brenda makinës së rrobave përmes derës së makinës. Më pas dolën edhe disa pamje të cilat e shfaqnin nënën duke e hedhur djalin e saj me fytyrë për tokë dhe duke e tërhequr atë zvarrë.

E gjithë ngjarja ndodhi në Renfreshwire, një vend në Britani. Sewart u paraqit para një gjykate, pasi e keqtrajtoi djalin e saj.

Në një seancë gjyqësore më 8 korrik, ajo u deklarua e pafajshme ndaj akuzave për keqtrajtim.

Pas kësaj, ajo u paraqit në një televizion dhe kërkoi falje për veprimet e saj. Ajo tha se gabimi më i madh ishte që e postoi fotografinë në Facebook.

Gjatë intervistës në TV, ajo tha: “Çdo ditë bëj gabime si nënë, çdo ditë, të gjithë bëjnë, dhe mësoj nga këto gabime çdo ditë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera